Renditja/ “Vaksina” e Brdariç sjell Vllazninë në krye të Superiores dhe trishton Korçën, Bylisi i jep goditjen fatale

Superiorja po mbërrin në javët e fundit të saj dhe lufta për titullin kampion vazhdon që të mbetet e ndezur, ndërsa pronari i vendit të parë ndërron shpeshherë emër. Këtë herë është Vllaznia që merr sërish kryesimin pasi mundi në shifrat 2-1 Skënderbeun. Me trajnerin Memelli, korçarët kanë ndërruar tërësisht fytyrë. Goli i parë i takimit do të vinte nga Elvi Berisha në minutën e 25 pas gabimit të Adilit. Por siç ka ndodhur shumë herë në këto ndeshje, trajneri Brdariç e ka gjetur vaksinën për të kuruar rezultatet negative me goditjet standarte.

Si në golin e Shehit në barazim dhe te Dilver për ta dërguar rezultatin në 2-1, golat erdhën nga loja e ndaluar. Nga ana tjetër trishtimi është i madh në Korçë pasi është rikthyer seriozisht makthi i Kategorisë së Parë. Kjo pasi Bylisi fitoi në minutën e fundit ndaj Apolonisë edhe pse luajti me një lojtar më pak nga minuta e 80 pas ndëshkimit me të kuq të Spahiut.

Goli i fitores do të vinte në minutën e 91 nga Beji. Sa i përket ndeshjes mes Kastriotit dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola me kurbinasit që i largohen më tepër vendit të parë. Në këtë përballje Nuabueze do të tradhtonte sërish Duron pasi u ndëshkua me karton të kuq vetëm pas 7 minutash nga aktivizimit në të 75, falë ndërhyrjes së gabuar kundër Nezirit. /Sport Ekspres/

Vllaznia-Skënderbeu 2-1 Shehi 27′, Dilaver 52’/ Berisha 25′

Bylis-Apolonia 1-0 Beji 90’+1′

Kastrioti-Laçi 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online