Nuk ndryshon kurrë! Nuabueze tradhton sërish Laçin, ndëshkohet me karton të kuq pas 7 minutash

Kur Laçi ka më shumë nevojë për të që të vazhdojë luftën e titullit kampion, Nuabueze tradhton skuadrën dhe trajnerin. Pas grushtave të famshme që e kthyen në boksier profesionist, këtë herë sulmuesi ka lënë ekipin me një lojtar më pak.

Në ndeshjen ndaj Kastriotit kur rezultati vazhdon në shifrat 0-0, Nuabueze është hedhur në fushë në minutën e 75. Trajneri Duro ka kërkuar që sulmuesi të ndërrojë fatin e takimit dhe të gjejë golin, por në minutën e 82 Nuabueze është kthyer sërish në stol pasi ka marrë karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Nezirit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online