Do luajnë me Shqipërinë para se të ikin në Europian, menaxheri i Çekisë: Shqiptarët nuk kanë humbur në 5 ndeshje

0

Gjashtë ditë përpara se të luajnë në Europian kundër Skocisë, Çekia do të ketë përballë saj Shqipërinë. Miqësorja është zyrtarizuar në ditën e sotme, me kuqezinjtë që kanë gjetur një kundërshtar të fortë për t’u përgatitur.

Por përse Çekia zgjodhi Shqipërinë përpara ndeshjeve të Europianit? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje menaxheri Libor Sionko, që vlerësoi së tepërmi kuqezinjtë: “Janë rritur shumë me rezultatet në kohët e fundit. Nuk kanë asnjë humbje në pesë ndeshjete fundit, fituan grupin e tyre në Ligën e Kombeve dhe kaluan në Ligën B.

Ne dëshironim që të luanim në shtëpi dhe për më tepër, në tetë qershor sepse na përshtatet shumë sa i përket përgatitjes për kampionatin europian. Për këtë arsye, rrethi i kundërshtarëve të mundshëm u ngushtua dhe Shqipëria iu përmbajt kushteve”, tha Sionko. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.