Renditja e klubeve | Shkëndija nderon Maqedoninë, Kukësi ende në ndjekje të Skënderbeut

Pas një vere mjaft impenjative për skuadrat shqiptare është koha që të shihen bilancet. Normalisht që UEFA nxjerr renditjen e të gjitha klubeve pas ecurisë së tyre në Europë, ku përjashtim nuk bëjnë as skuadrat Shqiptare.

Gjithsesi, nuk mund të veçohet Shkëndija që ka arritur një pozicion historik për futbollin maqedonas, pasi edhe pse është një klub shqiptar garon si një ekip nga Maqedonia. Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 161-të duke regjistruar kështu dhe pozicionin më të mirë që ka pasur një skuadër maqedonase në këtë renditje. Duhet përmendur se tetovarët luajtën për të tretin edicion radhazi në fazën “play-off” të Europa League-s.

Sa i përket skuadrave shqiptare. Skënderbeu ka zbritur disa pozicione, por ndodhet sërish më mirë se Kukësi, që këtë vit ishte përfaqësues në Champions. Korçarët janë në vendin e 150-të, ndërsa kuksianët do të kënaqen vetëm me vendin e 203.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *