FIFA ka publikuar renditjen për muajin prill dhe sikurse pritej Shqipëria ka humbur një pozicion, duke u renditur tashmë në vendin e 62-të. Kuqezinjtë u mundën nga Turqia dhe fituan kundër Andorrës, ccka ka sjellë këtë lëvizje në renditje. Turqit, që mundën pas nesh edhe Moldavinë, janë ngjitur në vendin e 39-të.
Dy pozicione të përmirësuara, ndryshe nga Islanda që ka rënë me dy shkallë dhe renditet direkt pas skuadrës së Senol Gunesh, vendin e 50-të. Moldavia ka humbur një pozicion dhe mban vendin e 171-të në botë. Franca, sikurse dihet, renditet në vendin e dytë pas Belgjikës.
Kosova vijon me rritjen në renditje, teksa tanimë është në vendin e 127-të. Tre pozicione më lart Dardanët, që barazuan me Danimarkën dhe Bullgarinë në muajin mars.
Tre vendet e para të renditjes në FIFA nuk ndryshojnë, teksa podiumi plotësohet nga Brazili i renditur i treti. Ka shkëmbin vendesh me Kroacisë dhe Anglisë, si dhe mes Portugalisë dhe Uruguait. Rritjet për Gjermaninë, që nga vendi i 16-të ka kapërcyer në të 13-in.