FIFA ka publikuar renditjen mujore dhe Shqipëria ka humbur katër pozicione në renditje, duke zbritur në vendin e 66-të. Kuqezinjtë, që tanimë drejtohet nga trajneri Edi Reja, së fundmi u mposhtën nga Islanda dhe fituan kundër Moldavisë.
Islandezët janë ngjitur me 5 vende dhe tanimë renditen në vendin e 35-të. Dy pozicione ka ngjitur edhe Turqia, që pozicionohet e 37-ta. Moldavia renditet në vendin e 170-të, një pozicion më lart se muajin e shkuar. Andorra, nga ekipet e grupit tonë, ka zbritur pesë vende (139).
Kosova vazhdon ngjitjen. Barazimi me Malin e Zi dhe triumfi me Bullgarinë ka sjellë ngjitjen e gjashtë shkallëve në renditje. Dardanët tanimë pozicionohen në vendin e 121-të. Rritje më të madhe kanë pësuar Hungaria (42), Armenia (97) dhe Malajzia (159), që janë renditur 9 vende më lart. Austria (26) ka ngjitur 8 shkallë, kurse Çekia (41) rivale e Kosovës, shtatë.
DHJETË MË TË MIRAT – Belgjika ruan kryesimin në renditjen e FIFA-s, ndërkohë e ndjekin Franca dhe Brazili. Në vendin e katërt është pozicionuar Anglia. Portugalia është ngjitur me dy pozicione, ashtu si Gjermani dhe Spanja. Kroacia ka zbritur në vendin e gjashtë, duke humbur një pozicion. Një vend më poshtë ka rënë edhe Zvicra.