Renditja/ Bylisi gjithnjë e më pranë Superiores dhe Erzeni e ndjek nga pas në garën për vendin e parë, garë e ndezur për “play off“-in

Sot është luajtur java e 26 e Kategorisë së Parë. Bylisi vazhdon marshimin drejt “Abissnet Superiores“, teksa ka mposhtur bindshëm 4-0 Maliqin në transfertë. Por nga pas në garën për vendin e parë e ndjek Erzeni, i cili ka fituar me shifrat 3-1 kundër Butrintit dhe gjendet vetëm 2 pikë larg mallakastriotëve.

Ndërkoha hapa fals nuk ka hedhur asnjë prej ekipeve që lu.ftojnë për një vend në “play off“. Tomori ka fituar ndaj Besës së Kavajës me rezultatin 2-0, duke marrë një 3 pikësh mjaft të rëndësishëm kundër një ekipi të drejtpërdrejtë për objektivin e ngjitjes në “Abissnet Superiore“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Kategoria e Parë, java e 26

Apolonia – Pogradeci 2-0

Erzeni – Butrinti 3-1

Lushnja – Burreli 2-0

Maliqi – Bylis 0-4

Shkumbini – Turbina 2-3

Tërbuni – Besëlidhja 1-0

Tomori – Besa 2-0

Vora – Korabi 1-2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online