Rëndësia e video-analistit në futbollin modern, “Shtëpia e Futbollit“ hap dyert për kursin e tretë në këtë rol

Bota e futbollit ka ndryshuar shumë nga viti në vit dhe tashmë sukseset arrihen falë një stafi të gjerë pune që punon jashtë fushës së blertë. Një nga elementet më të rëndësishme kohët e fundit është edhe video-analisti, rol ky që po jep frytet e veta në klubet më të mëdha të futollit. Për këtë arsye FSHF e ka kthyer në një prioritet për ta sjellë një rol të tillë edhe pranë futbollit shqiptar. Një rol i tillë është shtuar në stafet e ekipeve kombëtare dhe atyre të moshave, si dhe së fundmi edhe në organikën e klubeve të Kategorisë Superiore. Por synimi nga ana e FSHF-së është që pozicioni i video-analistit të marrë një përhapje më të gjerë. Për këtë arsye në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë happen dyert për kursin e tretë të organizuar nga Federata, që do të zhvillohet në datat 19-24 prill.

Mënyra se si do të zhvillohet ky kurs do të jetë me prezencë fizike dhe në transmetim të drejtpërdrejtë online. Në total do të jenë 40 vende të lira, ku 5 prej tyre do të jenë në dispozicion për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Ndërkohë 10 vende ofrohen falas për përfaqësuesit e klubeve të futbollit. Ato çfarë do të trajtohen gjatë kursit do të jenë analiza taktike, analiza e videos, analiza statistikore, editimi i videos si dhe raportet brenda stafit. E mjaftueshme për të gjithë pjesëmarrësit është njohuria e duhur mbi futbollin apo edhe njohja e gjuhës angleze. Si mjet bazë në këtë kurs do të përdoret databaza më e madhe botërore e futbollit, WyScout. Për më tepër të dhëna mbi mënyrën e regjistrimit apo edhe për kostot që mbart kursi për video-analist mjafton të dërgoni një e-mail në adresën analysis@fshf.al. / Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online