Milani nxiton për të arritur akordin me Hysajn, gazetari italian zbulon shifrat që do të sjellin firmën në kontratë

Larg Napolit, por jo larg Italisë. E ardhmja e Elseid Hysajt pritet të jetë përsëri brenda Serie A. Sipas raportimeve të fundit që vijnë përtej Adriatikut, akordi me Milanin është shumë pranë dhe brenda disa ditësh mund edhe të përshpejtohet marrëveshja mes palëve. Gazetari Alfredo Pedula zbulon se Dalot me shumë mundësi nuk do të qendrojë me kuqezinjtë vitin e ardhshëm, pranda Maldini ka hedhur sytë nga tregu i lojtarëve, ku profili i Hysajt i përmbush të gjitha kriteret.

Shkodrani ka një eksperiencë të madhe në elitën e Italisë, si dhe nuk i kanë munguar as paraqitjet në Champions League, kompeticion ku me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë edhe “djajtë”. Gjithashtu mosha e Hysajt është ende e re, ndërsa transferimi nuk do të sillte shpenzime të lartë financiare për arkat e Milanit, pasi klubi do të paguajë vetëm rrogën e futbollistit, pasi në verë do të largohet me parametër 0. Të gjitha këto arsye e bëjnë mbrojtësin shqiptar lojtarin e duhur për të firmosur me kuqezinjtë. Sipas Alfredo Pedulës, paga që Elseid Hysaj kërkon kap shifrën e 3 milionë eurove në vit, por që mund të pranohet edhe një marrëveshje me 2.5 milionë euro pagë dhe 500 mijë të tjera në formë bonusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online