Barcelona i ofron Mesit kontratën e përjetshme, vendoset kushti nga ylli argjentinas

0

Rikthimi i Barcelonës në luftën për titullin kampion ka motivuar drejtuesit e klubit të negociojnë me Lionel Messin për të rinovuar kontratë. Mediat spanjolle flasin për një kontratë të përjetshme që do t’i ofrohet argjentinasit nëse pranon të qëndrojë në Kamp Nou. Kujtojmë që vitin e kaluar në “Goal.com”, Lionel Messi shprehu dëshirën për tu larguar nga klubi katalans, por u pengua nga ish presidenti Bartomeu.

Megjithatë, duket se tashmë me largimin e Bartomeut, janë ulur ndjeshem gjakrat midis te dy palëve dhe Messi mund të pranojë të vazhdojë me Barcelonën. Kushti kryesor i Lionel Messit është krijimi i një skuadre të denjë për të fituar titullin e Uefa Champions League. Në këto 3 vitet e fundit, blaugranasit kanë pësuar rezultate mjaft turpëruese, të cilat e kanë irrituat shumë kapitenin e Barcelonës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.