Rëndësia e ligjit të sponsorizimit, Armand Duka shpjegon kërkesën për Qeverinë: Nuk po shkojmë shumë larg

Bojkoti i futbollit është duke vazhduar në Shqipëri dhe pas takimit të zhvilluar mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Fidel Yllit. Ky i fundit që është i zgjedhur i Qeverisë në bisedime ka kërkuar më shumë detaje për 4 pikat e propozuara nga klubet. Për këtë arsye ndodhet sot në një konferencë shtypi e cila po vijon, presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Qëllimi i këtij komunikimi është për të shpjeguar më në detaje kërkesat që ka sporti. Një përgjigje për ata që pyesin kush fshihet dhe ku fshihet, ku i ka zyrat liga dhe ku nuk i ka. Nuk është rrufe në qiell të hapur, ka nisur 5 vite më parë kjo. Nuk është se presidentët u bashkuan rastësisht tani.

Janë minimizuar kërkesat që ti hapim rrugë ndryshimit të ligjeve për sportin. Vetë figura të ndryshme e kanë pranuar se sporti ka nevojë më shumë se këto kërkesa. Më kryesorja është ligji i sponsorizimeve.

Deri sot nuk ka strategji dhe institucion në Shqipëri. Nëpërmjet ligjit të sponsorizimit aktivizojmë biznesin, gjenerohen më tepër para dhe në buxhetin e shtetit shkojnë më shumë të ardhura.

Kërkesat tona kanë nisur që në momentin kur Shqipëria arriti në Europian. Asokohe Qeverisë i pëlqeu shumë Europiani dhe kishte më shumë vëmendje te futbolli. Kemi bërë këto kërkesa të përafërta që Liga i ka sot, ndoshta dhe pak më shumë kërkesa, që janë rrëzuar.

Në 2019 u organizua një tavolinë me iniciativën e Kryeministrit me përfaqësues të futbollit ku u ndryshua vetëm kodi penal për të dënuar ata që shkelin fushën e blertë. Nuk sjell ndonjë zhvillim të madh. Sporti shqiptar pret që të zhvillohet. Ligji që ne propozojm? do të japi rezultat, nuk është shpikje, por e komshinjëve tanë, të mos shkojmë larg.

Ne propozojmë që 30% e tatimit fitimit të biznesit të sponsorizohet në sport. Këtu është fjala për bizneset që kanë vlerë më shumë sesa 20 milionë euro. Dhe një shifër e përgjithshme ideale që do të sponsorizohej në sport është 50 milionë euro. Kjo shifër nuk arrihet dhe do të shkonte në rreth 30 milionë euro.

Propozojmë një komision të posaçëm mes Qeverisë dhe futbollit. Kështu do të shuhen shumë pikëpyetje. Por ky ligj nuk do të jap fryte menjëherë në vitin e parë dhe në vitin e dytë, por në vitin e pestë të jepte frytet do të ishte më i sukseshmi”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online