“Një përgjigje për të gjitha pyetjet”, Duka: Nuk ndodhi rastësisht bojkoti

Bojkoti i futbollit është duke vazhduar në Shqipëri dhe pas takimit të zhvilluar mes Ligës Profesioniste të Futbollit dhe Fidel Yllit. Ky i fundit që është i zgjedhur i Qeverisë në bisedime ka kërkuar më shumë detaje për 4 pikat e propozuara nga klubet. Për këtë arsye ndodhet sot në një konferencë shtypi e cila po vijon, presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Qëllimi i këtij komunikimi është për të shpjeguar më në detaje kërkesat që ka sporti. Një përgjigje për ata që pyesin kush fshihet dhe ku fshihet, ku i ka zyrat liga dhe ku nuk i ka. Nuk është rrufe në qiell të hapur, ka nisur 5 vite më parë kjo. Nuk është se presidentët u bashkuan rastësisht tani.

Janë minimizuar kërkesat që ti hapim rrugë ndryshimit të ligjeve për sportin. Vetë figura të ndryshme e kanë pranuar se sporti ka nevojë më shumë se këto kërkesa. Më kryesorja është ligji i sponsorizimeve.

Deri sot nuk ka strategji dhe institucion në Shqipëri. Nëpërmjet ligjit të sponsorizimit aktivizojmë biznesin, gjenerohen më tepër para dhe në buxhetin e shtetit shkojnë më shumë të ardhura.

Kërkesat tona kanë nisur që në momentin kur Shqipëria arriti në Europian. Asokohe Qeverisë i pëlqeu shumë Europiani dhe kishte më shumë vëmendje te futbolli. Kemi bërë këto kërkesa të përafërta që Liga i ka sot, ndoshta dhe pak më shumë kërkesa, që janë rrëzuar”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online