Profesioni i trajnerit nuk të jep asnjëherë siguri dhe në mëngjes mund të zgjohesh dhe të jesh i pushuar. Në të tilla kushte është e vështirë që të vësh rekorde. Gjithsesi, Unai Emeri është mësuar që të jetë gati çdo edicion pjesëmarrës në Europa League me skuadrat që ai drejton dhe në komepticionin e dytë për nga rëndësia në arenën ndërkombëtare di të bëjë mjaft mirë.
Spanjolli ka mundur që të marrë medaljen e artë në tre edicione radhazi në Europa League, duke nisur që nga sezoni 2013-2014. Tani, kërkon sërish që të ketë sukses me Arsenalin e tij në këtë komepticion, pasi edicionin e shkuar shkoi deri në gjysmëfinale. Gjithsesi, suksesi i arritur mbrëmjen e djeshme ndaj Vorsklas është historik për Unai Emeir, i cili ka vënë një rekord.
46-vjeçari ka arritur plot 32 fitore në Europa League, më shumë se askush tjetër më parë në këtë komepticion. Një sukses shumë i veçantë për teknikun, i cili konsiderohet si eksperti i Ligës së Europës.