FOTO | Operohet Ivan Galiç, pesë muaj jashtë  

Aventura e Ivan Galiç tek Laçi nuk ka nisur aspak mirë. 23-vjeçari u aktivizua për të parën herë me kurbinasit në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Naftëtarit, por ishte vërtetë i pafat. Sulmuesi la fushën e lojës  i dëmtuar vetëm pas 23 minutash lojë.

Pas analizave të specializuara, kroati mësoi se duhet t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk ka humbur aspak kohë Galiç, i cili sot ka treguar përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram” se ka përfunduar dhe operacioni në gju.

Faza e rikuperimit pritet që të zgjasë për afro 5 muaj dhe nëse gjithçka do të shkojë mirë më pas do i duhet vetëm të arrijë ritmin e skuadrës, në të shkuarën Galiç ka qenë pjesë e Cibalias, Flamurtarit, Rabotniçkit dhe Luçkos dhe Rudes. Lajm aspak i mirë për klubin kurbinas që humbet për pjesën më të madhe të sezonit një lojtar që kishte besimin se do ta ndihmonte skuadrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online