Ylli i Çelsit, Zhorzhinjo ka vendosur një rekord unik, duke provuar 180 pasime gjatë ndeshjes me Uest Hem-in. Braziliani i natyralizuar si italian praktikisht realizoi një pasim në çdo 30 sekonda gjatë lojës, duke regjistruar numrin më të madh të tentativave të pasimeve në historinë e Premier Ligës.
Ylli i mesfushës realizoi me sukses plot 90 për qind të pasimeve dhe ndërkohë vendosi edhe primatin si lojtari që ka patur më tepër kontakt me topin në këtë sezon në futbollin anglez. Por, megjithatë paraqitjen e tij të shkëlqyer, Zhorzhinjo nuk arriti ta ndihmonte Çelsin, me blutë e Londrës që u frenuan në barazim 0-0 në “London Stadium”.
Prej sezonit 2003-2004, asnjë lojtar nuk kishte provuar të realizonte kaq shumë pasime sa 26-vjeçcari, i cili me paraqitjen e kësaj fundjave, me 180 tentativat për pasime, kaloi paraqitjen e shkëlqyer të një sezoni më parë nga Ilkai Gyndogan, që përballë Çelsit provoi 174 pasime.
Statistikat e Zhorzhinjos shkonin edhe më tej, me 191 prekje të topit, duke u bërë lojtari që ka patur më tepër kontakt me topin në këtë sezon të kampionatit anglez. Të dhënat tregojnë edhe 134 pasime në gjysmëfushën kundërshtare, duke u renditur i dyti në klasifikimin special të Premier Ligës për këtë sezon.
Jorginho’s match contribution for @ChelseaFC v West Ham:
191 touches (most by a player in a PL game this season)
180 passes (most by a player in a PL game this season)
134 passes in opposition half (2nd most by a player in a PL game this season)
90% passing accuracy
? ? pic.twitter.com/H2DDp0qBfd
— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) September 23, 2018
Paraqitja e yllit të përfaqësueses italiane është shpresëdhënëse për Çelsin. Megjithatë, pasi humbi dy pikë të dielën dhe i dha fundit ecurisë perfekte në këtë fillim të sezonit, ekipi i Mauricio Sarrit nuk ka kohë për të humbur. Fundjavën e ardhshme, blutë i pret dueli me kryesuesit e Liverpulit.