Lioni dominon Marsejën, projektohet drejt Europës

Lioni është në formën më të mirë dhe pas surprizës së madhe në Champions League përballë Mançester Sitit, skuadra e Bruno Genesios shkatërroi 4-1 Marsejën, në supersfidën e javës së gjashtë të Ligue 1. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që kaluan në avantazh me Auar, por marsejezët e Rudi Garsias arritën të barazonin rezultatin përpara pushimit me Tuvin.

Lojtari që i dha krahë shtatë herë kampionëve të Francës ishte Bertrand Traore, me dy gola të shënuar në harkun e 9 minutave, ndërsa Nabil Fekir me 11-metërsh, realizoi golin e katërt të Lionit dhe mbylli thuajse çdo diskutim kur nevojiteshin rreth 20 minuta nga mbyllja e ndeshjes.

Goli i N’Zhie në të 82-ën nuk i mjaftoi miqve, edhe sepse pak sekonda më pas, mbrojtësi Kaleta-Kar u largua nga fusha me karton të kuq, duke lënë skuadrën e tij në iknferioritet numerik. Me fitoren e arritur, Lioni ngjitet në vendin e pestë në renditje dhe tashmë ka vetëm tre pikë më pak se Lila e cila pozicionohet e dyta, ndërsa Marseja zbret në vendin e gjashtë, prej golavarazhit më të dobët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online