Kur bie fjala për pozicionin jashtë loje, emri i parë që të vjen ndërmend është Filipo Inzagi. Ish-sulmuesi legjendar i Milanit ishte i famshëm për golat e shumtë, festimet unikale dhe pozicionet e panumërta jashtë loje.
Superpipo ishte makthi i arbitrave anësorë, ndërsa ngelet epike shprehja e Sër Aleks Ferguson, ish-trajnerit të Mançester Junajtid, i cili shprehej për sulmuesin italian: “Ai djalë do të ketë lindur në pozicion jashtë lojë”.
Kalojmë në Angli, konkretisht tek ekipi i Çelsit. “TalkSport” ka publikuar disa statistika të lojtarëve të kapur në pozicion jashtë loje dhe në krye është Alvaro Morata. Ai është aktivizuar për 754 minuta këtë sezon me ekipin e Sarrit, ose diçka më shumë se 8 ndeshje.
Gjatë kësaj kohe, sulmuesi spanjoll është kapur në pozicion jashtë loje plot… 18 herë! Një rekord me vete, madje ai ia kalon dhe ekipit të Buremuthit, që në total i është ndaluar aksionet nga arbitrat anësore 16 herë.
Një gjë e tillë ka acaruar tifozët e Çelsit, të cilët nuk janë përmbajtur me komentet e tyre, kur kanë parë statistikat e sulmuesit të tyre. Dikush dyshon nëse Morata e ka të qartë rregullin e pozicionit jashtë loje, një tjetër i kërkon Sarrit të punojë individualisht me 26-vjeçarin, ndërsa ka dhe nga ata që ironizojnë njëzëri: “Nuk do të fitojmë asgjë, deri kur Morata të mësojë të mos dalë më në pozicion të parregullt.”
? Offsides this season:
? Bournemouth – 16
? Alvaro Morata – 18Offside more than an entire club ? pic.twitter.com/vZ7ec16KbB
— talkSPORT (@talkSPORT) November 24, 2018