Një rast i veçantë vjen nga futbolli italian. Benevento ishte pjesë e Serisë A vitin e kaluar. Sezoni i parë në elitë në historinë e klubit, të cilët brenda dy vitesh kaluan nga Seria C në Serinë A. Festë e madhe për qytetin dhe tifozët, por klubi, pjesë e të cilëve ishin dhe Memushaj dhe Gjimshiti, nuk ia doli të mbijetonte, duke u rrezuar nga kategoria.
Sivjet, Benevento merr pjesë në Serinë B dhe qëllimi i klubit është të rikthehet në elite. Ajo çfarë të bën përshtypje, është fakti që ekipi do të ketë më shumë tifozë sivjet, se sa kishte në Serinë A. 7763 abonime numëronte Benevento vitin e kaluar kur përballej me më të mirët, ndërsa këtë vit do të ketë më shumë.
Shifra e vjetshme është kaluar dhe për momentin, klubi numëron 7900 abonime. Ky numër mund të rritet, sepse fushata e abonimeve akoma nuk është mbyllur dhe do të vazhdojë deri me 25 gusht.