Atalanta ishte pranë arritjes së një fitore të madhe kundër Juventusit, por Kristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e 78-të dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2. Dy golat e vendasve u shënuar nga Duvan Zapata.
Sulmuesi 27-vjeçar ndodhet në një formë të mrekullueshme dhe kundër bardhezinjve të Juventusit ai shënoi golin e 8-të në pesë ndeshjet e fundit, të gjitha të muajit dhjetor.
Askush nuk ka bërë më mirë se kolumbiani i Atalantës në muajin e festave në kampionatet kryesore europiane, ndërsa Zapata mund të përmirësojë rekordin e tij në ndeshjen e fundit kundër Sasuolos.
Pas shokut të skuadrës së Berishës dhe Gjimshitit renditet Leo Mesi, ndërsa podin e plotëson Heung-Min Son, koreano-jugori i Totenhemit, i cili ka “rilindur” pas evitimit të rrezikut për të kryer ushtrinë në vendin e tij.
RENDITJA
Duvan Zapata (Atalanta) 8 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 54 minuta
Leo Mesi (Barcelona) 6 gola në 4 ndeshje: 1 gol çdo 60 minuta
Heung-Min Son (Totenhem) 6 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 70 minuta
Fabio Kualjarela (Sampdoria) 6 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 74 minuta
Timo Verner (Laipcig) 5 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 90 minuta
Herri Kejn (Totenhem) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 90 minuta
Mohamed Salah (Liverpul) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 92 minuta
Pierr-Emerik Obamejang (Arsenal) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 108 minuta