Juventusi u mposht në Bernë përballë Jang Bojsit me rezultatin 2-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Fitorja e Valencias ndaj Mançester Junajtid i siguroi bardhezinjve vendin e parë në grup, por ekipi i Alegrit ka thyer një rekord më shumë se një-vjeçar.
“Zonja e Vjetër” kishte humbur jashtë shtëpie për herë të fundit në një ndeshje zyrtare kundër Sampdorias. Ishte 19 nëntori i vitit 2017, kur Juventus humbiste përballë dorianëve me rezultatin 3-2. Pas kësaj disfate ekipi torinez ka regjistruar 26 ndeshje pa humbje: 23 fitore dhe 3 barazime.
Diçka më herët regjistrohej dhe humbja e fundit në Champions. Ishte 12 shtatori i vitit 2017 dhe Barcelona e Mesit shkatërronte Juven me rezultatin 3-0 në “Camp Nou”.
Megjithatë, disfata nuk ka lënë një shije të hidhur në ekipin e Alegrit, që tashmë është gati pë nisë përgatitjet për derbin me Torinon. Kristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale, duke komentuar: “Ndeshje e vështirë, objektiv i arritur. Vazhdojmë përpara së bashku.” Portugezi nuk ia doli të shënonte mbrëmë, ndërsa tifozët shpresojnë që ai të gjejë golin e parë në derbin e qytetit.
View this post on Instagram
Partita difficile, obiettivo raggiunto! Avanti tutti insieme! #finoallafine