Rekordi, ëndrra me Bilbaon dhe… mungesa e gjumit: Uilliams rrëfen sekretin e tij

Injaki Uilliams është një nga yjet e Atletikos së Bilbaos. 24-vjeçari me origjinë afrikanë, por i lindur në Bilbao, luan prej vitit 2014 me ekipin bask, ndërsa nuk humbet një ndeshje të ekipit që nga prilli i vitit 2016.

104 ndeshje rresht për sulmuesin, i cili është shpallur lojtari i muajit në La Liga dhe zbulon objektivat e tij për “Marca”, duke treguar dhe një detaj të panjohur nga jeta e tij.

REKORDI – “Po shijoj një moment fantastik. Kam luajtur gjithmonë dhe ndihem shumë mirë. Ëndërroj të fitoj një trofe me Bilbaon. Ndihem me fat që nuk humbas asnjë ndeshje që nga prilli i vitit 2016. Trajnerët kanë besuar gjithmonë tek unë, por më ka ndihmuar dhe fiziku im dhe fakti që nuk jam dëmtuar. Ndihem i privilegjuar dhe pa dëmtime ndihesh edhe më mirë.”

PILULAT E GJUMIT – “Futbolli kërkon përqendrim dhe duhet të japësh gjithçka për të fituar. Unë jap gjithmonë maksimumin dhe në fund të ndeshjes nuk kam më pikë fuqie. E pranoj që ndonjëherë marr pilula gjumi. Ka raste kur është e pamundur të flesh për shkak të lodhjes dhe faktit që të sillen mijëra mendime në kokë. Sidomos pas një humbje, ose kur gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç dëshiroje.

Nuk më pëlqen të abuzoj me pilulat, por ka raste kur i kërkoj mjekëve të më japin diçka për gjumin. Futbollistët kanë momente të vështira kur nuk arrijnë të pushojnë plotësisht dhe me shumë gjëra që të sillen në mendje, kështu që një ndihmë e vogël nuk të bën kurrë keq.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *