Reja mund të rrijë i qetë për Anglinë, Gjimshiti është surpriza e Gasperinit për Ronaldon

Një frakturë në krahun e tij të majtë e nxorri përpara kohe nga loja Gjimshitin kundër Hungarisë. Specialistët njoftuar për një pushim 1 mujor për mbrojtësin shqiptar, duke rrezikuar kështu ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren shqiptare.

Por Edi Reja mund të rrijë i qetë për Anglinë dhe Andorrën, teksa Berat Gjimshiti mund të kthehet në fushë më shpejt seç mund ta mendonin shumica e njerëzve. Pas ndeshjes kundër Lacios, trajneri Gasperini ka folur mbi lojtarët e dëmtuar dhe ndeshjen e së martës kundër Manchester United.

Nga fjalët e tij lihet të kuptohet se mbrojtësi shqiptar mund të jetë surpriza e Atalantës për Ronaldon. Gasperini është shprehur se me një mbrojtëse në krahë futbollisti i Kombëtares shqiptare mund të hyjë në fushë për duelin e rëndësishëm të Champions League-s.

“Jam duke menduar për Gjimshitin. Në thelb, ai nuk kishte problem me muskujt dhe po punon vazhdimisht. Me mbrojtjen e duhur (një mbajtëse në krah) mund të rikthehet”, ka thënë Gian Piero Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online