Lojtarët që spikatën te Vllaznia-Tirana/ Shkodranët kanë varësi nga Latifi! Seferi luan si të ishte Kombëtare, Ngo është “peng i derbit”

Nga Klaudio Ndreca

Pas fitores së arritur në derbi ndaj Partizanit, Tirana kishte gjithë energjinë e nevojshme për të fituar në transfertë ndaj Vllaznisë, duke mbledhur tre pikët e tjera në kampionat me klasiken e futbollit shqiptar. Që të thuash se kjo skuadër ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë në këto javë të para, ndoshta është pak.

Ajo që e kemi theksuar në gjithë këto kohë po rezulton e vërtetë. Tirana po rritet nga javë në javë, me lojtarët që po ngrenë nivelin e tyre të lojës. Por kush spikati nga lojtarët te Vllaznia-Tirana? Mbrojtja e bardhebluve meriton notën maksimale pasi treguan edhe njëherë tjetër disiplinën e tyre.

Hoxhallari nuk po kryen asnjë gabim të vetëm dhe po i fiton thuajse të gjitha duelet, ndërsa pas nuk mbetet as Behitraçe. Përgjoni e kaloi provën me notën pozitive ndaj Vllaznisë, ndërsa Toshevski konfirmoi se është i pakalueshëm në krahë dhe mund t’i bëhet “hall koke” të gjithë kundërshtarëve që tentojnë të futen në zonën e tij.

Dy futbollistët që kanë shkëlqyer te Tirana ishin Seferi dhe Toli. Ky i fundit dalloi në mesfushë dhe pasimi i tij për Xhixhën që do të shënonte golin e parë ishte i mrekullueshëm. Me saktësinë e frikshme, Toli arriti që të nxjerrë blof gjithë mbrojtjen e shkodranëve me një pasim. Por përveç këtij rasti, mesfushori dominoi mbi të gjithë dhe vihej re kudo në fushën e blertë. Ka muskuj për të thyer dhe fantazi për të krijuar!

Ndërkohë Taulant Seferi ishte njeriu i ndeshjes. Pas një derbi që e konsumoi jo pak, sulmuesi u rikthye dhe luajti si të bëhej fjalë për një ndeshje të rëndësishme të Kombëtares. I pranishëm në sulm dhe nisi të kryente në perfeksion detyrat mbrojtëse kur Toli u ndëshkua me karton të kuq. E kur askush nuk priste që Seferi që të shënonte, me energjitë që ishin tërësisht të konsumuara në shërbimin e skuadrës, sulmuesi arrin që të kalojë Zogovic dhe të lërë mbrapa dy rivalët e tij të Vllaznisë, për t’i qetësuar bardheblutë, që të mos kishte vend për dramë. I jashtëzakonshëm!

Sa i përket lojtarit më të dobët te Tirana, Ngo. Ky i fundit po tregon se nuk ka asnjë të përbashkët me sulmuesin që ishte dikur te bardheblutë. “Kam ardhur te Tirana vetëm për këtë ndeshje”, do të shkruante Ngo pas derbit me Partizanin. E vërtetë! Nëse me të kuqtë vihej re prania e tij në fushë, kundër Vllaznisë ishte si të luhej me 10 lojtarë.

Kur flitet për Vllazninë, problemin më të madh të kësaj skuadre e ka pranuar vetë trajneri Brdaric: “Kemi harruar që të mbrojmë”. Në golin e parë që shënoi Xhixha, shkodranët kishin një vendosje tërësisht të gabuar, gati fëmijnore. Të tre mbrojtësit e Vllaznisë ishin thuajse në vijën e mesfushës kur topi po zotërohej nga lojtari i Tiranës. E thënë në pak fjalë, ishte vet.ëvrasje e pakuptimtë. Ndërkohë ndeshja me bardheblutë konfirmoi se Liridon Latifi është kthyer në varësi për ekipin e Bdrariç. Nëse këtij ekipi arrin që t’i markosh këtë futbollist, atëherë i ke lënë fare pak vend për t’u surprizuar.

Gjatë gjithë kohës Liridoni ka pësuar faulle të ashpër që vinin nga lojtarët e Tiranës pasi kishin marrë këshillën që të mos e lejonin për asnjë moment kryesorin e Vllaznisë që të prekte topin. Ideja e Shehit rezultoi fituese, teksa shkodranët detyroheshin që të nisnin jo pak topa të gjatë që shkonin në mënyrë të gabuar drejt Tiranës. Një ditë “JO” për Aralicën, ndërsa Gjurgjevik është shumë larg lojtarit që i duhet Vllaznisë për të shkuar në ato objektiva që janë vendosur nga drejtuesit e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online