Shqipëria do të përballet kundër Uellsit në miqësoren e sotme që do të nisi në orën 18:00. Te kuqezinjtë kanë shumë mungesa në këtë ndeshje ku mes të tjerash për arsye teknike ishte Armando Broja që kaloi te Shqipëria U-21 për shkakun se kuqezinjtë e vegjël kishin ndeshje për kualifikueset e Europianit kundër Andorrës. Astrit Hafizi ishte i ftuar në “Supersport” dhe u shpreh i pakënaqur me këtë lëvizje, ndërsa cilësoi Rei Manajn si lojtarin që është ndihmuar më tepër.
“Formacioni? Lojtarët e vendosur nga Reja i shkojnë për shtat sistemit. Si Doka dhe Lenjani janë të duhurit pasi edhe mund të depërtojnë në zonën kundërshtare. Duhet të kenë kujdes në detyrat mbrojtëse. I duhet të bëjnë disa mbyllje rivalëve. Ne krenohemi me lojtarët që luajnë në Serinë A. Por këta janë të gjithë pjesë e mbrojtjes. Ne duhet të krenohemi më tepër me pjesën e mesfushës dhe sulmit, që të luajnë në Serinë A. Flasim gjithmonë mirë për mbrojtësit, por jo për mesfushën dhe sulmit. Rei Manajt i është dhënë më shumë dorë nga të rinjtë se nuk ka bërë sezon mbreslënës. Broja është e ardhmja e Kombëtares dhe nuk duhej të kalonte te U-21 se me Andorrën luante”, tha Hafizi. /Sport Ekspres/