Amir Abrashi si kapiten i Shqipërisë, Hafizi është kundër: Shumë gjaknxehtë! Të kontrolloj veten e tij njëherë

Amir Abrashi do të jetë kapiteni i Shqipërisë në përballjen e sotme miqësore kundër Uellsit. Astrit Hafizi ka dalë kundër kësaj zgjedhje të Rejës duke u shprehur për “Supersport” se ky profil nuk i përshtatet liderit të vërtetë. Pavarësisht se i ngjason Lorik Canës me gjaknxehtësinë, Hafizi kërkon qetësuesin e Kombëtares me shiritin e kapitenit.

“Kapiteni duhet të jetë qetësuesi dhe njeriu që kërkon të ruaj ekuilibrat në fushë. Për mua kapiteni duhet të jetë trajneri në fushë, të jetë krahu i djathtë i trajnerit. Që pas largimit të Canës ka pasur shumë ndryshime dhe luhatje në këtë pjesë. Nuk e di pse. Nëse është kriter numri i ndeshjeve, atëherë mund të kemi lojtarë që luajnë shumë ndeshje nga 20 minuta dhe kjo nuk tregon gjë.

Abrashi kapiten? Nuk është i duhuri pasi është shumë gjaknxehtë. Abrashi duhet të kontrolloj njëherë veten e tij. Së bashku me Xhakën kanë qenë lojtarët më gjaknxehtë dhe kemi pasur frikë edhe ne nga televizori që mos të merrnin ndonjë karton. Nuk duhet ky lloj profili si kapiten. Nëse shkon për të protestuar me nerva dhe të matet me kundërshtarët, kjo nuk i bën mirë ekipit”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online