Ekskluzive/ U largua nga Kastrioti dhe mori jehonë në Superiore, Patrik Bardhi firmos kontratën në kryeqytet

Kastrioti i ka dhënë jo pak futbollist premtues elitës së futbollit shqiptar, përtej gjithë luhatjeve që kishin krutanët në sezonin që lamë pas. Mes tyre përfshihet edhe sulmuesi i talentuar, Patrik Bardhi. Ky i fundit do të largohej nga Kastrioti pas eksperiencës së gjatë prej 3 sezonesh duke ndihmuar këtë skuadër me kontributin e tij, për të qenë pjesë e më të mirëve në Shqipëri.

E në këto kohë kur COVID-19 ka prekur ndjeshëm buxhetet e klubeve, ekipet shqiptare po shohin më tepër nga tregu vendas. “Sport Ekspres” ka siguruar informacionin se Patrik Bardhi ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me ekipin e Dinamos. Kryeqytetasit e kanë bindur këtë lojtar që të vinte në radhët e tyre me kontratë serioze 3-vjeçare duke dëshmuar qartazi besimin e treguar. Gjithashtu në media u përfol edhe interesimi i Kukësit ndaj këtij elementi që spikati në Superiore, por pa ia arritur që t’ia dalë në këtë duel të merkatos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online