Skuadra e futbollit të femrave e Guinesë Ekuatoriale është përjashtuar nga kampionati botëror i vitit 2019, pasi ka regjistruar 10 lojtare braziliane.
Fifa e ka përjashtuar këtë kombëtare, për faktin se federata e këtij vendi ka falsifikuar dokumentacionin e lojtareve. Për tej kqëtij fakti federata e Guinesë Ekuatoriale është gjobitur dhe me 100 mijë franga zvicerane.
Kampionati botëror i futbollit për femra do të zhvillohet në Francë nga 7 qershori deri më 7 korrik 2019.