“Refuzuam shumë klube për Asllanin”/E pyesin për Fratezin, Inzagi i tregon radhën: Pas Çalhanoglusë është Kristjani

Interi ka mposhtur Milani me rezultatin poshtërues 5-1 në derbi. Trajneri i zikaltërve është paraqitur në konferencë për shtyp pas përfundimit të sfidës, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ndër të tjera Inzagi është pyetur për hapësirat që mund të ketë Fratezi, por menjëherë i ka treguar gazetarit hierarkinë në mesfushë. Inzagi ka deklaruar se zëvendësuesi i Çalhanoglusë është Kristjan Asllani, për të cilin kanë refuzuar shumë oferta në merkato.

“Do ta shohim këtë, zëvendësuesi i Çalhanoglusë është Asllani dhe ai është një djalë i rëndësishëm, të cilin e kemi dashur dhe që e kanë kërkuar shumë klube, sepse në një mesfushë si kjo nuk është e lehtë të gjesh hapësirë. Për mesfushorët kemi shumë lojtarë cilësorë. Herë pas here do të përpiqem të zgjedh më të mirën”, ka thënë Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online