Humbi 5-1 kundër Interit, Pioli bëhet qesharak: Ata nuk e prekën topin fare në 4 minutat e para

Interi ka shkatërruar Milanin në derbin e Serisë A në shifrat 5-1. Mkhitarian shënoi në minutën e 6, ndërsa Thuram dyfishoi shifrat me një super gol në të 38.

Leao ktheu në lojë Milanin në të 57, por jo për shumë kohë pasi Mkihtarian realizoi sërish, përpara se Calhangolu të shënonte në të 79 nga 11-metrat dhe Fratessi të jepte goditjen e fundit në shtesë. Kështu djalli nuk është më i frikshëm kur sheh ngjyrat zikaltër, përkundrazi, kthehet në ëngjëll. Deklarata e Piolit në përfundim të ndeshjes ishte në kufijtë e qesharakes:

“Ne ishim në lojë deri në 3-1. Interi ishte më i zgjuar. Ky është boshllëku në ndeshjen e sotme. Do të mbaj 70 minutat e luajtura, ishin të mira. Goli 1-0 i Interit? Pa koment. Në 4 minutat e para ne ishim të vetmit që kishim topin”, tha Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online