Red Bull Neymar Jr’s Five, zhvillohet etapa e dytë!

 

Dy ditë më parë, në kryeqytet, tre skuadra të tjera kanë kaluar më tej: Kombinati, Drunk Team dhe FootPro në fazën e 1/16-ve. Më 1 qershor, sfidat në zonën e Ali Demit

Pas etapës së parë, dy ditë më parë u zhvillua etapa e dytë e kampionatit të futbollit Neymar Jr’s Five Albania 2017. Në këtë etapë morën pjesë 12 skuadra të ndara në 3 grupe. Secili grup kishte nga 4 skuadra dhe skuadra e parë në çdo grup, sipas rregullores, kalonte në fazën e mëtejshme, pra në raundin e 1/16-ve. Në grupin e parë doli në vend të parë skuadra e Kombinatit pas dy fitoresh dhe një barazimi, por fitoi dy ndeshjet e radhës bindshëm. Nga grupi i tretë doli fitues grupi i Footpro, të cilët dy ndeshjet e para i fituan shumë lehtë, ndërsa të fundit e barazuan pa gola, por megjithatë kjo s’i pengoi të merrnin vendin e parë në grup. Ekipet e renditura si të parat janë Kombinati, Drunk Team dhe FootPro. Ndeshjet e radhës do të zhvillohen në kalçeto Ali Demi, në datën 1 qershor, ora 17:00.

Rregullat –  Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.  Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.  Ekipet do të ndeshen në 6 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen në Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare që do të zhvillohet më 17 Qershor në Tiranë. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 8 korrik të këtij viti.

 

Kalendari i turneut:

 

Tiranë:

Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Aquadrom – 29 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Ali Demi – 1 Qershor, ora 17:00

Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Vlorë: Luna Park “Aulona” – 6 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Korçë:

 

Kalçeto pranë Saint Tropez – 8 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355696311527

Numër kontakti për etapën në Vlorë: +355694844666

Numër kontakti për etapën në Korçë: +355693241609

 

FINALJA KOMBËTARE:

17.06.2017 në Tiranë

Hashtags: #neymarjrsfive #redbull #givesyouëings #tebenmekrahe @sportekspres @redbull @neymarjrsfive

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *