Mos e fikni dritën, ju lutem!

0

“Të shpresojmë që ajo dritë të mbajë sa më shumë dhe dikush të mos e fikë, sepse ndoshta do të na fike edhe ëndrrat…”… A nuk jemi rritur kështu, duke rendur pas një topi, duke u përpjekur që të imitojmë idhujt tanë, ndoshta edhe në festim, teksa e dinim mjaft mirë se ai asfalt pranë shtëpisë ishte një fushë imagjinare… Arbitrat? Për çfarë na duheshin ata?! Fundja, loja është më e bukur nëse dikush nuk vendos ta bëjë të mërzitshme. Ka ligje dhe rregulla, në jetë, por jo në futboll. Jo kur jemi duke vrapuar në fushë.

A po, mungonin spektatorët, por më mirë, pasi ishim të çliruar nga emocionet. Dhe, pas një dite të lodhshme, që mbyllej me darkën dhe errësirën, shkonim në shtëpi duke u fshehur dhe futeshim në banjo, menjëherë fshehurazi, duke fshirë gjakun në gjunjë apo ndonjë pisllëk që na qëndronte ngjitur sikur të ishte mastiç…

Fërkoheshim fort, deri sa të ikte. Më pas, dilnim dhe menjëherë zhyteshim në krevatin tonë, ku në mendje na shkonte ndonjë rast i humbur… Kjo ishte fëmijëria që rendte pas topit. Atij topi që i ngjan më shumë një bote tjetër, jo asaj aktuale. Asaj ku krimi, paturpësia, korrupsioni, dashakeqësia dhe negativiteti e pesimizmi janë ndër “banorët” karakteristikë që ndryshojnë edhe sjelljen tonë…

SPORT EKSPRES

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.