Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Reali i Madridit nuk kualifikohet dot as në çerekfinale. Albasete i ka treguar gjigantit spanjoll se problemi me sa duket nuk ishte Çabi Alonso, i cili u shkarkua nga detyra ditën e djeshme.
Ekipi që luan në ligën e dytë të futbollit spanjoll ka mposhtur Realin e Madridit me shifrat 3-2. Vijari tundi rrjetën i pari në minutën e 42-të, por 6 minuta më vonë Mastantuono e mbylli pjesën e parë me rezultatin 1-1.
Në minutën e 82-të Betankori i dha sërish epërsinë Albasetes, por edhe këtë herë Reali i Madridit barazoi shifrat anë të Garsiasin minutën e 90’+1’. Por në selondat e fundit Betankori i vulosi shifrat në 3-2 dhe nisi festën e shfrenuar të kualifikimit. Tashmë Albasete është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit dhe i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Realit të Madridit./Sport Ekspres/