Reali i Madridit është në kërkim të një mesfushori dhe drejtuesit e klubit e kanë qartësuar objektivin e tyre. Ai luan në Serinë A dhe, siç citon “El Desmarque”, bëhet fjalë për Marselo Brozoviç.
Kroati i Interit është rritur shumë si lojtar, ndodhet në një formë fantastike dhe është kthyer në liderin e mesfushës së Spaletit. 26-vjeçari ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh (vetëm për klubet jashtë Italisë), ndërkohë që klauzola aktivizohet çdo vit gjatë 15 ditëve të para të korrikut.
Drejtuesit e Realit kanë kontaktuar menaxherin e Brozoviç për të mësuar për situatën dhe dëshirën e lojtarit. Ata janë gati të paguajnë klauzolën e tij, ndërsa Interi ka gati dy alternativa për zëvendësimin e kroatit. Të dy lojtarët luajnë me Barcelonën: Rafinja dhe Ivan Rakitiç.