Reali prezanton fanellat e reja, Ronaldo mungon

Pak nga pak mozaiku po kompletohet, Kristiano Ronaldo është drejt largimit nga Madridi dhe duket se tashmë Los Blancos po bëjnë planet e së ardhmes pa të.

Sezoni i ri do të nisë me Lopetegin në drejtim dhe duket se pas kaq shumë triumfesh rreth në Champions League, te Reali duan revolucion, duke rinuar skuadrën në sulm.

Juventusi praktikisht ka mbyllur gjithçka me agjentin Zhorzh Mendesh, i cili dje u takua në Madrid për të biseduar me Florentino Perezin.

Ditët e fundit i kanë dhënë të kuptojë Realit se Ronaldo dëshiron largimin dhe se tifozët nuk është se janë kundër, të vetëdijshëm se portugezi po shkon drejt fundit të karrierës dhe një mes Nejmarit e Mbapesë do ishte perfekt për të ndezur entuziazmin.

Klubi madrilen ka publikuar sot ne faqen e vet zyrtare edhe fanellat për sezonin e ri dhe ajo që bie në sy është prania e gjithë lojtarëve në foto, me përjashtim të Ronaldos. Në vend të fotos së tij është vetëm fanella me numër 7. Rastësi nuk është, Ronaldo nuk ka ndërmend të vijojë në Madrid…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online