Prishtina luan për historinë, kundër Europës për… Europën

Pesë korriku mund të jetë një tjetër datë historike për futbollin në Kosovë dhe për Prishtinën në veçanti. Pas Dritës, që siguroi kualifikimin në turin e parë të Champions, edhe skuadra kryeqytetase ka shansin që për herë të parë në histori të luajë në turin e parë kualifikues të Europa League.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa do të luajë sot në orën 19:00 në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës përballë FC Europa nga Gjibraltari. Prishtina e nis duelin në pozita mjaft komode, pas barazimit 1-1 të regjistruar në ndeshjen e parë.

Fituesve të Kupës së Kosovës gjatë edicionit të kaluar do ti mjaftonte një barazim pa gola për të vazhduar më tej, por trajneri Josa ka kërkuar që ekipi të mbetet i përqendruar dhe të mos kënaqet me pak. “Nuk do të hyjmë në fushë me mendimin për të barazuar, apo se rezultati 0-0 na mjafton. Do të luajmë për fitore”, tha tekniku nga Tirana.

Në rast të kualifikimit, sipas shortit të përcaktuar, Prishtina do të luajë përballë Fola Esh nga Luksemburgu, një kundërshtar që e bën ekipin e kryeqytetit kosovar të ëndërrojë se mund ta vazhdojë sa më gjatë ëndrrën europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online