Reali në pikiatë, tifozët fillojnë të braktisin “Bernabeun”

Paraqitjet e dobëta gjatë këtij sezoni të skuadrës së Real Madridit, kanë ndikuar në raportin midis klubit dhe tifozëve. Të gjithë e dimë se mbështetësit e skuadrës madrilene janë ndër më kërkuesit në planet. Mjafton të kujtojmë se kanë qenë të shumta rastet, ku ata kanë vërshëllyer yjet e skuadrës, ndër to dhe legjenda si Kristiano Ronaldo, Iker Kasijas dhe Gareth Bejl.

Sipas medieve spanjolle, situata midis klubit dhe tifozëve po përkeqësohet javë pas jave dhe tregues i qartë për këtë është numri në rënie i biletave të shitura në “Santiago Bernabeu”.

Megjithëse, te Reali kurrë nuk kanë arritur ta kenë të mbushur të gjithë kapacitetin prej 81000 vendesh të stadiumit në mënyrë vazhdueshme, skuadra krenohej me një pjesëmarrje mesatare prej 65000 tifozësh përgjatë të gjithë sezonit. Vetëm Barcelona parë ia kalon atyre në këtë aspekt me diferencë të papërfillshme.

Por, në këtë edicion të La Ligas, skuadra e drejtuar nga Santiago Solari, ka luajtur në tre raste me më pa se 55000 tifozë. Hera e fundit ishte ndeshja e djeshme ndaj Real Sociedad, ku në “Santiago Bernabeu” ishin të pranishëm 53000 tifozë. Humbja 2 – 0 ndaj baskëve pritet ta ulë akoma më shumë numrin. E vetmja zgjidhje për këtë problem është rikthimi te trofetë dhe pse jo, investimet madhore në merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *