Barcelona mori një fitore ndaj Alavesh në transfertë mbrëmjen e së martës, duke u ngjitur në kuotën e 80 pikëve, fakt që praktikisht e nxorri edhe matematikisht nga gara për titull ekipin e Realit të Madridit.
Në konferencën e mbajtur një ditë përpara ndeshjes me Getafen, trajneri i madrilenëve, u pyet mbi këtë gjë dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme. Zidan tha se La Liga do të jetë objektivi kryesor vitin e ardhshëm dhe se Reali ka 33 tituj.
“Vitin e ardhshëm La Liga do të jetë objektivi kryesor. Nuk ka ndonjë arsye specifike për dominimin e Barcelonës. Ajo që mund të them është që vitin tjetër do të përpiqemi ta nisim sa më mirë kampionatin. Kohët e fundit Barcelona po bën mirë, por historia është Reali. Ne kemi 33 tituj në La Liga, po Barcelona sa ka?”, përfundoi Zidan.