Reali i tregon përsëri derën, tjetër huazim për talentin e sulmit

 

Reali i Madridit si objektiv kryesor në këtë merkato ka që të ndërtojë një ekip sa më kompetitiv për sezonin e ardhshëm. Kështu, largimet priten të jenë të shumta dhe një prej tyre është edhe Borha Majoral.

Talenti i sulmit nuk ka arritur në asnjë moment të jetë protagonist në “Bernabeu”, teksa ka qenë i huazuar fillimisht te Volfsburg, ndërsa së fundmi te Levante. Gjithsesi, duket se edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në huazim, këtë herë te Sociedad.

Sipas asaj që raporton “Marca”, klubet me sa duket kanë gjetur marrëveshjen mes tyre, me baskët që do t’i besojnë majën e sulmit 22-vjeçarit. Kjo dhe për faktin se braziliani Uilliam Hoze pritet që të largohet jashtë Spanjës, ku destinacioni më i mundshëm pritet të jetë Premier Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *