Real Madrid është i fiksuar pas Eden Hazard, por sulmuesi gjithnjë e më shumë duket se po nxitet për të rinovuar kontratën me “blutë” e Londrës. Belgu është dëshira e madhe e kampionëve të Europës, por situata duket se nuk po shkon në favorin e tyre. Çelsi është i shqetësuar për faktin se madrilenët nuk po u ndahen, kjo për shkak se tani janë në gjueti të një tjetër lojtari të skuadrës së Sarrit.
Ngolo Kante mund të jetë pasuesi i Luka Modriç. Ky është lajmi që po qarkullon ditën e sotme në Spanjë. Francezi është nën vazhdim nga Reali dhe mund t’i bëhet një ofertë që këtë merkato, duke parë që kroati është 33 vjeç, por dhe për të paraprirë një largim të mundshëm të tij. Kante ishte protagonist absolut në Kupën e Botës, duke ngritur trofeun në fund.
Mesfushori mund të tundohet nga një aventurë në Spanjë, por nuk do të jetë e lehtë, duke marrë në konsideratë faktin se Çelsi nuk preferon që të humbasë shërbimet e një lojtari që është i palodhur në mesfushë.