Real dhe “mallkimi” i çmimeve “The Best”

Reali i Madritit pësoi një humbje në shifra shokuese ndaj Seviljas 3-0, në fushën e këtyre të fundit. Një humbje që vjen fill pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “The Best FIFA 2018”.

Me sa duket në kampin madrilen kanë zbuluar se ceremonia e “The Best” ka filluar të kthehet në një “mallkim” së fundmi për Realin. Është hera e tretë radhazi që Real vjen pas ndarjes së çmimeve dhe humbet ndeshjen e La Ligës. Hera e parë e rastësisë së çuditshme ka ndodhur në janar të vitit 2017.

Në 9 janar të vitit 2017 u mbajt ceremonia e topit të artë. Pikërisht 6 ditë më vonë, Real udhëtonte drejt Seviljas, ku u mund me rezultatin 2-1, pas përmbysjes së andaluzianëve me golat e Jovetiç dhe një autogol të Ramos. Më pas është rradha e 23 tetorit. Ceremonia e “The Best FIFA 2017” u mbajt në këtë datë. Përsëri 6 ditë më vonë, Real udhëtonte këtë herë në fushën e Gironës, ku u mund me përmbysje 2-1 në një humbje ndaj debutuesve.

Historia u përsërit për të tretën herë me radhë mbrëmjen e të mërkurës, kur ekipi i Lopeteguit pësoi disfatën e hidhur ndaj ekipit të Machin, i cili ishte dhe trajneri i Gironës sezonin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *