Kanë mjaftuar vetëm pesë minuta që motra e Kristiano Ronaldos, Katia, të reagojë nëpërmjet rrjeteve sociale për kartonin e kuq të marrë nga vëllai i saj në ndeshjen ndaj Valencias.
Në postimin e saj në Instagram, Katia duket qartë e xhindosur me atë që i kanë parë sytë.
“Turp jo futboll, s’u bë drejtësi. Duan të shkatërrojnë vëllain tim, por zoti nuk flenë kurrë”, shkroi e motra e yllit portugez.
https://www.instagram.com/p/Bn62oewBKMX/?utm_source=ig_web_copy_link