Reagon Interi: Kundër racizmit dhe besnikë të vlerave tona, kush nuk e kupton…

0

Episodet e ndodhura në ndeshjen Inter-Napoli kanë shkaktuar polemika të mëdha në futbollin italian. Kalidu Kulibali, mbrojtësi senegalez i Napolit, ra pre e ofendimeve raciste të tifozëve të Interit. Ngjarje aspak e hijshme, ndërsa Gjykata sportive e vendit fqinj dënoi klubin zikaltër me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

Pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi i klubit të Interit, që insiston në promovimin e vlerave pozitive që e kanë shoqëruar klubin milanez që nga data e krijimit. Klubi zikaltër bën thirrje të fortë për respektimin e këtyre parimeve dhe principeve, ndërsa ata që mendojnë ndryshe, nuk mund të quhen tifozë të klubit.

DEKLARATA E PLOTË

Në përgjigje të ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes Inter-Napoli të mërkurën në mbrëmje dhe vendimin e Gjykatës sportive italiane, klubi ynë dëshiron të riafirmojë se që nga 9 marsi i vitit 1908, Interi përfaqëson integrimin, mikpritjen dhe progresivitetin. Këto karakteristika kanë përcaktuar historinë e Milanos: një qytet që është pro përfshirjes dhe respektit.”

Së bashku me qytetin tonë, kemi luftuar gjithmonë për të ndihmuar në krijimin e një të ardhme të lirë nga diskriminimet. Jemi impenjuar për promovimin e këtyre vlerave kudo ku kemi qenë dhe këto vlera gjithmonë kanë qenë burimi dhe krenaria e këtij klubi.

Interi është prezent në 29 vende të botës, nga Kamboxhia në Kolumbi, duke punuar me mijëra fëmijë të përfshirë në projektet e ‘Inter Campus’. Qëllimi është rikthimi i të drejtës për të luajtur futboll i atyre, të cilët ndodhen në rrethana të pasigurta. Që nga ajo mbrëmje e 110 viteve më parë kur themeluesit e klubit nisën udhëtimin tonë, i kemi thënë gjithmonë jo çfarëdo lloj forme të diskriminimit. Ky është shkaku se pse sot ndihemi të detyruar, edhe njëherë tjetër, të përsërisim se çdokush që nuk e kupton, ose e pranon historinë tonë, historinë e klubit, nuk është një nga ne.”

 

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.