Reagojnë te Luftëtari, Malile: Nuk do ketë bojkot, pagat kalojnë shpejt!

Ditën e djeshme, “SportEkspres.com” publikoi lajmin se lojtarët e Luftëtarit po mendojnë bojkotin, për shkak se kanë pesë muaj pa u paguar. Sigurisht një situatë aspak e mirë, kur sot në mesditë do të luhet një ndeshje shumë delikate me Flamurtarin. Siç mund ta lexoni dhe “këtu” lojtarët kishin planifikuar që të zbrisnin në fushë me 30 minuta vonesë, në shenjë proteste paraprake përket mungesë të korrektësisë.

Mëngjesin e sotëm, zëdhënësi i shtypit të skuadrës gjirokastrite, Rigels Malile, ka reaguar në lidhje me situatën, duke theksuar se lojtarët nuk janë paguar vetëm dy muajt e fundit, megjithatë këto paga do të jenë në llogarinë e futbollistëve brenda kësaj jave. Po ashtu, Malile është i bindur se lojtarët as që nuk e mendojnë bojkotin e ndeshjes me kuqezinjtë.

“Nuk është e vërtetë që te Luftëtari ka pesë muaj që nuk janë dhënë pagat. Ekipi ka vetëm dy muaj pa u paguar dhe këto paga do t’u kalojnë brenda javës. Asnjë nga lojtarët nuk e çon nëpër mend të bojkotojë ndeshjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *