Reagimi prekës i komentatorit për situatën kritike të Kosta Grillos: Kjo ndeshje shkoi në shtesë, bëhu gati për batutën standarte…ja edhe predha!

Kosta Grillo ndodhet në një situatë kritike për jetën dhe gjendja e tij është përkeqësuar. I ndodhur në Turqi për të marrë shërbim më të specializuar, nga ana tjetër familja nuk mund të përballojë shpenzimet e larta. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e miqëve dhe gjithë dashamirësve të komentatorit të njohur që na ka mbajtur të mbërthyer pas televizorit dhe që tanimë ka betejën më të rëndësishme, atë jetiken ndaj COVID-19.

Mes reagimeve të shumta, vërtet prekëse janë fjalët e komentatorit Ervin Nikolla. Ky i fundit tregon më së miri virtytet e Kostës, që është gjithmonë i gatshëm për të dhënë dorën e ndihmës në një vend ku gjen me shumicë anën e kundërt. “Sot t’i lufton me një betejë tënden, komentin e së cilës do ta lëmë për më vonë. Kjo nuk është betejë e zakonshme, as për ty dhe as për ne. Dhe ti e di se ndeshjet e kanë gjithmonë një fitues, edhe kur shkojnë në shtesë e penallti. Nuk e mendoja se kjo ndeshje do shkonte në shtesë, por e di që këtë herë fitues duhet të jesh ti. Kosta, bëhu gati për batutën standarte: “Ja edhe predha! Vjen goli të dashur miq! Këtë gol po e presim nga ty”, shkruan mes të tjerash Nikolla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online