Pas mbylljes së javës 24-t në Superiore, është zbardhur dhe kalendari për ndeshjet e javës së 25-të, që do të luhen në vetëm dy ditë. Ndryshe nga javët e tjera, ndeshjet e javës së 25-të do të luhen vetëm të premten dhe të shtunën.
Ditën e premte, do të luhen dy sfida në orën 18:00. Partizani pret Teutën në kryeqytet, ndërsa Kukësi udhëton drejt Korçës, ku do të përballet me Skënderbeun. Ndërsa të shtunën, të tria sfidat do të luhen në orën 14:00. Kastrioti-Tirana, Laçi-Flamurtari dhe Luftëtari-Kamza do të përplasen kundër njëra-tjetrës.
Para ndeshjeve të javës së 25-të, do të luhen në mesjavë ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Partizani ndeshet me Luftëtarin ditën e martë, ditë kur dhe Teuta pret Kukësin në “Niko Dovana”. Ndërsa të mërkurën, do të luhen dy sfidat e tjera: Kamza-Skënderbeu dhe Tirana-Laçi.