Rasti identik si i Da Silvas ndaj Tiranës! Premier League po përgatit ndryshimin e rregullit në futboll, do lejohen 2 ndërrime me të njëjtit lojtarë

Të gjithë e mbajnë mend rastin e para pak kohësh në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës. Pasi Da Silva u dëmtua dhe për mjekët shihej si një problem serioz, trajneri Brdaric e ndërroi. Ndërkohë vetë lojtari nuk e priti mirë dhe nisi të sharat drejt gjermanit, pasi mendonte se ishte i gatshëm për të vazhduar takimin.

Një histori e shkuar dhe e risjellë në këtë moment pasi në Premier League po përgatitet një revolucion dhe ndryshim rregulli për situatën identike, por që nuk kaloi në ofendime. Në ndeshjen mes Leeds dhe Manchester United, mbrojtësi i vendasve, Robin Koch u dëmtua në kokë.

Mjekët e fashuan dhe lojtari zgjodhi që të vazhdonte ndeshjen. Nuk kaluan shumë minuta dhe Koch u shtri në tokë, duke pasur probleme me shikimin. Për këtë arsye, disa klube të Premier League po kërkojnë një rregull të ri në futboll.

Por cili është ai? Në rastin konkret, te Leeds-Manchester United. Nëse zbatohet ky rregull i ri, Koch do të dilte nga fusha e blertë pas dëmtimit në kokë dhe në vendin e tij do të hynte një lojtar nga stoli. Deri këtu nuk ka asgjë të re, por nëse mjekët konfirmojnë me qetësi se lojtari është gati për të vazhduar lojën, trajneri ka të drejtë që lojtari i hyrë nga stoli, mund të dalë sërish dhe të rikthehet në pankinë, për t’i lënë vendin Koch.

Çështja duhet të merret nga Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, pra institucioni përgjegjës për rregullat e futbollit. Çështja e futjes së një ndryshimi të përkohshëm në to do të procedohet muajin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online