“E kemi portier për 10 vitet e ardhshme”! Legjenda e Lacios “përtyp fjalët” për Thomas Strakoshën: Prisja shumë dhe mbeti në vend, kemi italianët tanë…

Legjenda e Lacios, ish-portieri Marco Ballota, ka folur me superlativa për Strakoshën disa vite më parë. “Është një portier që na garanton siguri dhe do ta kemi për të paktën 10 vitet e ardhshme”. Kështu do të shprehej Ballota, por pa kaluar shumë kohë, ka ndryshuar edhe mendimi. Në një intervistë të fundit për mediat italiane, ish-portieri ka thënë se Strakosha nuk është përmirësuar dhe ka mbetur në vend.

“Nuk po shoh përmirësime të mëdha nga Strakosha, më duket se ka mbetur në vend. Kërcimi në cilësi që prisja në fund nuk ndodhi. Ka shumë portierë që mund të jenë të përshtatshëm për Lazion. Mes italianëve më vijnë ndërmend Meret që i mbaron kontrata me Napolin, por edhe Cragno e Cagliarit. Megjithatë, duke marrë Reinën, mendoj se ishte zgjedhja e duhur.

Skuadrat që luajnë në kupat ndërkombëtare kanë nevojë për disa portierë të mirë. Me pak fjalë, spanjolli mund t’i jepte një tronditje shokut të tij të skuadrës, por nuk ndodhi. Në futbollin e sotëm janë të përshtatshëm portierët që janë të mirë në lojën me këmbë”, tha Ballota. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online