Pika e veçantë në kontratë që u vendos nga Fiorentina, Juventusi i paguan para të tjera nëse fiton Champions League në këtë sezon

Vlahovic është afrimi që mori shumë vëmendje pas kalimit te Juventusi, pasi shënoi shumë gola te Fiorentina duke qenë në kryeqendrën mediatike në Itali. Sulmuesi serb do të bëjë paraqitjen e tij të parë në Champions League kur Juventusi do të përballet me Villarrealin sonte në mbrëmje. Serbi mbërriti te klubi torinez nga Fiorentina për 70 milionë euro, ndërsa Juventus duhet të paguajë edhe bonuse të caktuara që arrijnë në 10 milionë.

Pesë milionët janë të lehta për t’u përmbushur dhe lidhen me performancën individuale dhe numrin e paraqitjeve, ndërsa pesë milionët e mbetura janë shumë më të vështira për t’u arritur. Domethënë, Juventusi do t’i paguajë Fiorentinës 5 milionë euro shtesë ekskluzivisht në rast se me Vlahovicin në skuadër fiton Ligën e Kampionëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online