Rasti i humbur nga Seferovic e shokon, trajneri i Benfikës: Jam i shkatërruar! Nuk kisha parë kurrë një lojtarin tim të gabonte kështu

Benfika ishte pranë surprizës së madhe në mbrëmjen e sotme. Portugezët iu afruan fitores në minutën e fundit me Seferovic. Sulmuesi i Zvicrës u gjend i vetëm përballë portierit kundërshtar, por do të bënte më të vështirën duke gabuar me goditjen e tij.

Nëse topi do të përfundonte në rrjetë, me shumë gjasa Benfika do të kalonte në turin tjetër dhe Barcelona do të shkonte në Europa League. Tërësisht i shkatërruar, trajneri i ekipit portugez, Jorge Jesus, është shfaqur në konferencë:

“Jam totalisht i shkatërruar, nuk e kisha parë kurrë një lojtarin tim që të gabonte në atë lloj mënyre para porte. Barcelona kishte shanse shënimi, por ne kishim raste të pastra. Nuk ma heq dot njeri mendimin se do të kishim fituar sot në Camp Nou. Pastaj edhe goli që i anuluan Otamendit, nuk e kam kuptuar ende arsyen”, tha Jesus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online