VIDEO/ Rastësia e bukur! Talenti i Shqipërisë U-21 shënon 2 gola ndaj vendit të parë në Angli, trajneri impresionohet: Shihni si luajti Anis Mehmeti

Në mëngjesin e ditës së sotme kemi bërë një artikull për të veçuar futbollistët shqiptarë në Angli dhe veçanërisht Anis Mehmeti. Mesfushori 20-vjeçar është pjesë e Wycombe në League One dhe ka vlerësime të jashtëzakonshme për të. Në ndeshjen e kaluar ndaj Boltonit do të humbiste 11-metërsh, por të gjithë tifozët e dashuruan për mënyrën sesi luajti gjatë ndeshjes dhe e harruan gabimin e bërë. Qartazi Mehmeti nuk dëshironte që të shënonte nga 11-metrat, por në mënyrën e tij.

Wycombe arriti të fitojë sot ndaj vendit të parë në League One në shifrat 0-3, Plymouth, atje ku Mehmeti realizoi dy golat e fundit. Këto realizime tregojnë qartazi aftësitë e këtij djaloshi që e dërgoi Wycombe në vendin e parë pas duelit direkt. Ndërkohë trajneri i skuadrës angleze, Gareth, është shprehur: “Jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe i kam duartrokitur. Kemi karakter të jashtëzakonshëm. Shihni Anis Mehmetin dhe Olly Pendelbury, u besuam ndaj vendit të parë dhe shihni sesi luajtën ata”, u shpreh trajneri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online